LAJMI I FUNDIT:

Çka demonstruan kompanitë prodhuese në VET Summit 2023?

Çka demonstruan kompanitë prodhuese në VET Summit 2023?

Në Kosovë është mbajtur edicioni i dytë i Samitit për Arsim dhe Aftësim Profesional “VET Summit 2023”, i organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës.

Gjatë dy ditëve të samitit, tre kompani lider, secila në industrinë e vet, demonstruan përmes punëtorive mënyrat e prodhimit dhe testimit të produkteve në treg.

Demonstrimet që bënë kompania e prodhimit të vajit “Floil”, kompania e prodhimit të qumështit “Vita”, si dhe kompania e prodhimit të drurit “Shehu”, nxjerr në pah rëndësinë e praktikave të qëndrueshme dhe efikase në industri.

Samiti VET, për dy ditë shkollat dhe kompanitë prezantojnë trajnimet për aftësim profesional
Lexo po ashtu Samiti VET, për dy ditë shkollat dhe kompanitë prezantojnë trajnimet për aftësim profesional

Nga kompania “Floil”, teknologja Arbnora Jakupi tregoi se si lëndën e parë, pra vajin ushqimor, të cilin e marrin nga jashtë e rafinojnë në Kosovë, si dhe disa analiza të tjera që i bëjnë.