LAJMI I FUNDIT:

‘CIVIL’ protestoi para Kuvendit të Maqedonisë

‘CIVIL’ protestoi para Kuvendit të Maqedonisë

Një grup qytetarësh nën organizim të shoqatës joqeveritare ‘Civil’ pak më parë kanë para Kuvendit të Maqedonisë ka protestuar dhe kërkon dorëheqje nga Qeveria dhe zgjedhje të lira të cilat do të duheshte të shtyhen për shtator, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Ne kërkojmë zgjedhje të lira. Nuk duam zgjedhje me vlerësim fiktiv, keqpërdorim të administratës dhe parave tona, keqpërdorim të të drejtave të njeriut. Duam institucione jopartiake të çliruara nga dikati partiak. Kërkojmë që Qeveria të jep dorëheqje, dhe zgjedhjet të shtyhen në shtator. Pritë kaq shumë kohë, do të presim edhe pak. KSHZ të profesionalizohet dhe institucionet të zbatojnë zgjedhje të besueshme’, tha Xhabir Deralla nga CIVIL. /Telegrafi/