Manchester City është kthyer nga disavantazhi për ta mposhtur Borussia Dortmundin (2-1) në Etihad Stadium, në ndeshjen e raundit të dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.
Asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënonte gol në pjesën e parë, prandaj shkuan në pushim me rrjetat e paprekura.
Në gjysmën e dytë, ishin mysafirët ata që shënuan të parët përmes Jude Bellingham, i cili u asistua nga Marco Reus.
GOAL!!
🔵 2-1 🟡 #ManCity pic.twitter.com/YI1xNJPG42
— Manchester City (@ManCity) September 14, 2022
Megjithatë, nikoqirët u rikthyen për ta barazuar rezultatin me golin e John Stones, i cili shënoi gol fantastik pasi pranoi një top nga Kevin De Bruyne (80’).
Dhe për ta përmbysur rezultatin u kujdes ish-sulmues i BVB, Erling Haaland (84’), asistues ishte Joao Cancelo.
Manchester City është lider në Grupin G me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, derisa Borussia Dortmundi qëndron në kuotën e tri pikëve. FC Copenhagen dhe Sevilla kanë nga një pikë. /Telegrafi/
JOHN STONES OMFG https://t.co/DvhwgTa9cW
— ⚡️🇧🇼 (@Priceless_MCI) September 14, 2022
https://twitter.com/EPL_Gunlukleri/status/1570151690015318016