LAJMI I FUNDIT:

Çitaku: Hendeku mes VV-së e PDK-së është i thellë, preferojmë koalicion me opozitën

Çitaku: Hendeku mes VV-së e PDK-së është i thellë, preferojmë koalicion me opozitën

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK, Vlora Çitaku, ka komentuar mundësinë e një koalicioni me Vetëvendosjen (VV), duke theksuar se hendeku mes dy partive është shumë i thellë.

Ajo ka theksuar se PDK-ja vazhdimisht ka kërkuar zgjedhje të parakohshme që nga korriku i vitit të kaluar, duke u angazhuar për mbështetje nga partitë e tjera, përfshirë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

“Hendeku mes VV-së dhe PDK-së është shumë i thellë edhe unë s’kam nevojë me elaburu. Ka një hendek të madh mes VV-së dhe PDK-së. Që nga korriku i vitit të kaluar në mënyrë të vazhdueshme kemi kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Para se Krasniqi të takohej me Kurtin, ka pasur takime me Abdixhikun me Haradinajn, ku ne kemi kërkuar mbështetjen e tyre për këtë proces. Më pas ka ardhur takimi i Kurtit me Krasniqin”, ka theksuar Çitaku, në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.


Ajo përjashtoi çdo spekulim mbi marrëveshje të fshehta ndërmjet PDK-së dhe VV-së, duke e quajtur takimin mes kryeministrit Kurtit dhe Krasniqit si një veprim normal dhe pa dyshime.

Çitaku ka sqaruar se PDK-ja do të preferonte të krijonte një koalicion me opozitën aktuale dhe se nuk është e interesuar për pushtet me çdo kusht.

“Nuk asnjë lloj konspiracioni, asnjë lloj marrëveshje të fshehtë, asnjë lloj dakordimi për asnjë gjë tjetër. Edhe në një vend normal nuk duhet me u pa me aq shumë dyshimi takimi mes Kurtit dhe kryetarit Krasniqi… Ne do të preferonim një koalicion me opozitën aktuale. Dhe nuk e kemi pushtetin me çdo kusht”, ka deklaruar ajo. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori