Gjaku është i ndarë në katër grupe, në bazë të ekzistimit të proteinave të caktuara në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut (eritrociteve). Ekzistojnë grupet e gjakut A, B, AB dhe O. Sistemi ABO i grupeve të gjakut përcaktohet nga gjeni, i cili ka tre kategori të ndryshme: A, B dhe O.
Këto tre nëngrupe mund të kombinohen në gjashtë forma të mundshme, duke përcaktuar gjashtë gjenotipe të ndryshme. Grupet e gjakut A dhe B janë dominuese në raport me grupin O të gjakut, ndërsa ndërmjet vete janë kodominuese.
Personat të cilët kanë gjenotipet AA ose AO kanë grupin e gjakut A, sepse në sipërfaqen e eritrociteve të tyre gjendet antigjeni A. Ngjashëm është edhe te personat me grupin e gjakut B (gjenotipet BB dhe BO), te këta në sipërfaqe të eritrociteve gjendet antigjeni B.
Në rastet kur në sipërfaqe të eritrociteve gjenden në çift me kromozome homologe antigjenet A dhe B (gjenotipi AB), atëherë personi i caktuar do të ketë të dy antigjenet, A dhe B, kështu që grupi i tij i gjakut do të jetë AB. Personat me grupin e gjakut O (gjenotipi OO) nuk përmbajnë asnjërin nga antigjenet në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut.
Grupet e gjakut të prindërve |
Grupet e mundshme të gjakut te fëmija |
Grupet e gjakut që nuk mund t’i ketë fëmija |
A A |
A,O |
B, AB |
A B |
A, B, AB, O |
– |
A AB |
A, B, AB |
O |
A O |
A, O |
B, AB |
B B |
B, O |
A, AB |
B AB |
A, B, AB |
O |
B O |
B, O |
A, AB |
AB AB |
A, B, AB |
O |
AB O |
A, B |
AB, O |
O O |
O |
A, B, AB |
Personi me grupin e gjakut O nuk mund të pranojë gjak nga grupet A, B dhe AB, ndërsa bartësi i grupit të gjakut AB nuk mund t’u japë gjak grupeve A, B dhe O.
Për grupin O të gjakut thuhet se është dhënës universal (sepse personat me cilindo grup të gjakut mund të pranojnë gjak nga grupi O), ndërsa për grupin AB thuhet se është marrës universal (pasi personi që ka këtë grup të gjakut mund të pranojë gjak nga të gjitha grupet tjera të gjakut). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë
Cila është dieta e Kate Middleton? Zbulohen ushqimet e preferuara të Dukeshës

Prindërit që i motivojnë me sukses fëmijët e tyre për të mësuar përdorin këto nëntë metoda

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit