Zgjedhja e llojit të duhur të agjërimit të herëpashershëm është një çështje e rëndësishme për këdo që përpiqet të humbasë yndyrën e trupit dhe marrja parasysh e llojit të trupit tuaj mund të japë rezultate më të mira
Kur bëhet fjalë për atë që është saktësisht e duhura për tipin tuaj, ne kemi përgjigjen.
Tri llojet themelore të trupit (të njohura edhe si somatotipe) kategorizohen si ektomorf, mezomorf dhe endomorf. Secili prej tyre ka një numër karakteristikash fizike unike.
Përbërja e trupit përcakton vendet ku depozitohet yndyra e trupit. Pra, lloji i agjërimit do të jetë i ndryshëm për dikë që ka më shumë peshë për të humbur sesa dikush, tipi specifik i trupit të të cilit është natyrshëm më i dobët dhe ka më pak yndyrë trupore, transmeton Telegrafi.
Lloji ektomorf
Agjërimi më i dobishëm për një ektomorf mund të jetë agjërimi 14-orësh. Nëse keni këtë lloj trupi, ju me siguri keni kurriz të formuar, të hollë dhe mund të jeni duke luftuar për të shtuar peshë. Me më pak yndyrë trupore, ju gjithashtu keni më pak masë muskulore.
Për llojin e trupit ektomorf, plani i agjërimit 14:10 mund të jetë i dobishëm për shkak të aftësisë për të ndërtuar muskuj dhe për t’i mbajtur ato me një dietë proteinike 10-orëshe të moderuar që siguron energji të mjaftueshme për punë efikase në palestër.
Mund të provoni edhe programin 12:12, i cili është një nga opsionet më të lehta, por i shkëlqyeshëm për përshpejtimin e metabolizmit. Një alternativë është të agjëroni 16 orë dhe të hani 8 të tjerat, pra metodën 16:8, të cilën shumë ithtarë të agjërimit e konsiderojnë tepër të dobishme.
Personat që kanë tip mesomorfik nuk duhet të hanë për 18 orë.
Nëse keni figurën e orës së rërës, ndërkohë që ruani muskujt e moderuar, me siguri i përkisni tipit mezomorfik dhe duke agjëruar digjni depozitat dhjamore që janë grumbulluar në zonën e kofshëve dhe të pasmeve. Ajo që është karakteristike për ju është se ju mund të humbni dhe fitoni kilogramë mjaft lehtë, gjë që gjithashtu paraqet një sfidë të madhe për të mbajtur peshën trupore – si për femrat ashtu edhe për meshkujt.
Për këtë lloj agjërimi më i dobishëm konsiderohet ora 18:6, ku nuk ha asgjë për 18 orë dhe mund të hash gjashtë orë rresht, por nga mëngjesi në pasdite ose nga pasditja në mbrëmje.
Ju mund të hani dy vakte të plota brenda atyre 6 orëve dhe ende të keni mjaftueshëm deficit kalori që djeg yndyrë për të arritur një peshë të shëndetshme për gratë dhe burrat mezomorfikë.
Lloji endomorfik
Sistemi 5:2 mund të jetë më i miri për endomorfët. Lloji i trupit endomorf zakonisht karakterizohet nga kthesa dhe ruan yndyrën e trupit në zonat e stomakut, kofshëve dhe ijëve dhe është ai që më së shpeshti lufton me humbjen e kilogramëve të tepërt.
Dieta 5:2 është një nga më të lehtat për t’u përfshirë në programin tuaj, sepse kërkon që të hani jo më shumë se 500-600 kalori për dy ditë rresht dhe më pas të hani normalisht për pjesën tjetër të javës. Në këtë mënyrë, tipi endomorf shkrin më shpejt dhjamin e barkut.
5 përfitimet shëndetësore të agjërimit
Agjërimi me ndërprerje është lidhur me shumë përfitime të mëdha shëndetësore nga humbja e peshës, përtëritja e qelizave deri te shëndeti kardiovaskular. Le të shqyrtojmë disa nga përfitimet kryesore që mund të përjetoni me këtë metodë.
Agjërimi rrit autofagjinë
Autofagjia është një fazë e agjërimit në të cilën trupi juaj mund të rigjenerojë qelizat dhe të pastrojë trupin nga toksinat dhe papastërtitë në nivel qelizor. Është gjithashtu gjendja më shëruese dhe rinovuese dhe një mënyrë e shkëlqyer për të përfshirë çdo lloj trupi në atë proces.
Përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës
Studimet sugjerojnë se agjërimi jo vetëm që ul nivelet e glukozës, por gjithashtu redukton rezistencën tuaj ndaj insulinës dhe përmirëson përgjigjet hormonale ndaj ndjeshmërisë në insulinë. Kjo është shumë e rëndësishme për këdo që mund të ketë problem me sheqerin, pasi agjërimi mund të ndihmojë në rregullimin e këtyre niveleve dhe ka një efekt të dobishëm për njerëzit që janë në rrezik të diabetit.
Redukton inflamacionin në trup
Agjërimi është treguar se redukton ndjeshëm nivelet e inflamacionit në të gjithë trupin dhe ndihmon në rritjen e përgjigjes natyrore imune ndaj stresit.
Përmirëson shëndetin kognitiv
Shëndeti i mirë i trurit është po aq i rëndësishëm sa shëndeti i mirë fizik ose masa muskulore. Mbajtja e aspektit neurologjik të trupit tonë në gjendje aktive jo vetëm që parandalon sëmundjet degjenerative njohëse, por gjithashtu ndihmon me problemet e shëndetit mendor.
Agjërimi është një nga mënyrat më të mira për të arritur qartësinë mendore, shëndetin kognitiv dhe përmirësimin e proceseve neurologjike.
Redukton rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës
Ndërsa humbni peshë dhe ulni presionin e gjakut, trupi juaj domosdoshmërisht përgjigjet me rreziqe më të ulëta të diabetit, sëmundjeve të zemrës ose sindromës metabolike të lidhur. Studimet tregojnë se agjërimi me ndërprerje është veçanërisht efektiv në parandalimin e problemeve kardiovaskulare duke ulur kolesterolin dhe duke përmirësuar reagimin e trupit ndaj stresit oksidativ. /Telegrafi/