Cilët janë lëmitë më të zgjedhura nga studentët e Maqedonisë? Ja lista
Portali për studentë fakulteti.mk ka zhvilluar një anketë me studentë nga Maqedonia lidhur me lëmitë e studimit nëpër Universitetet e Maqedonis.
Regjistrimet në të gjithë Maqedoninë do të fillojnë brenda disa javëve dhe për këtë ky portal ka dashur të numëroj preferencat e brucoshëve.
Telegrafi Maqedoni ju transmeton anketën ku shihen rezultatet e anketës ku shihen rezultatet se fakulteti i mjekësisë në Maqedoni tërheq më shumë student, maturant të përgatitur për sfida akademike. Gjithashtu, edhe Fakulteti i shkencave dhe inxhinierisë kompjuterike le për të dëshiruar.
1.Fakultetet e mjekësisë me 13%
2.Fakulteti i shkencave dhe inxhinierisë kompjuterike (FINKI) me 13%
3.Fakulteti i drejtësisë me 11%
4.Fakulteti filozofik me 9%
5.Fakulteti ekonomik me 7%
6.Fakulteti elektroteknik dhe teknologjive informative (FEIT) me 7%
7.Fakulteti filologjik me 6%
8.Fakulteti i matematikës natyrore me 5%
9.Fakulteti i ndërtimtarisë me 5%
10.Fakulteti i maqinerisë 5%
Përndryshe, në pesë universitetet publike ka 24.356 vende të lira, nga të cilët 13.536 vende janë për studentë të rregullt, kurse 7.327 vende janë për studentët që do t’i bashkëfinancojnë studentët, si edhe 3.493 vende janë për studentët e çregullt./Telegrafi/



















































