LAJMI I FUNDIT:

Cikalleshi: Miqësoret janë të rëndësishme

Cikalleshi: Miqësoret janë të rëndësishme

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi ka thënë se dy miqësoret e radhës kundër Austrisë dhe Luksemburgut janë shumë të rëndësishme.

Ai ka folur edhe për lojën e tij në Turqi, për të cilën ka thënë se është i lumtur me formën që është duke e kaluar.

“Jam i lumtur për minutat që kam luajtur në Turqi. Tani jemi këtu për kombëtaren, edhe pse miqësoret janë të rëndësishme për ato që kërkon trajneri. Ndaj Austrisë shpresojmë të bëjmë një rezultat pozitiv. Loja dhe rezultati janë të dyja të rëndësishme. Jemi në moment historik dhe do të përpiqemi të bëjmë maksimumin. Në finalet e Euro 2016 ndeshjet janë të vështira, por ne do të shkojmë të bëjmë surpriza”, është shprehur Cikalleshi sot në konferencë për shtyp.


Përballjen kundër Austrisë kombëtarja e Shqipërisë e zhvillon më 26 mars.