Romanca mes Tirit dhe Krisës, çifti më i ri dhe misterioz i Big Brother VIP Albania, po merr formë të veçantë brenda shtëpisë së famshme.
Megjithëse banorët ende nuk e dinë që ata janë në një lidhje, Tiri po gjen mënyra kreative për të shfaqur dashurinë e tij pa e zbuluar sekretin.
Mëngjesin e sotëm, Tiri u pa duke zgjuar Krisën me një puthje të fshehtë, duke u kujdesur që askush nga banorët e tjerë të mos i shihte.
Ai hodhi shikime të shpejta përreth për të siguruar privatësinë e çastit romantik.
Ndërsa Krisa u zgjua e buzëqeshur, tensioni për të mos u zbuluar bëri skenën edhe më emocionuese.
Nëse marrëdhënia e tyre do të zbulohet së shpejti apo do të vazhdojnë ta mbajnë të fshehtë, mbetet për t’u parë.
Për momentin, çasti i tyre i ëmbël shtoi një tjetër ngjyrë në atmosferën e shtëpisë. /Telegrafi/