Site icon Telegrafi

CIES publikon renditjen e fundit të vlerës së futbollistëve, shumë befasi në listë

Mesfushori i Borussia Dortmund, Jude Bellingham kryeson listën e 100 lojtarëve në mbarë botën me vlerën më të lartë të vlerësuar të transferimit sipas modelit statistikor të zhvilluar ekskluzivisht nga ekipi hulumtues i CIES Football Observatory.

Borussia Dortmund, mund të fitojë potencialisht deri në 208 milionë euro duke lejuar shitjen e 19-vjeçarin mrekullibërës anglez.

Me kontratën e Bellingham që mbaron në qershor 2025, ky është ndoshta afati i transferimeve gjatë së cilit gjermanët mund të bëjnë fitimin më të madh.

Bellingham lojtari më i vlerësuar nga CIES

Pavarësisht kontratave relativisht të shkurtra që zgjasin deri në qershor 2024, Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior janë gjithashtu në top katërshen.

Sipas statistikave të CIES, të dy yjet vlerësohen me nga 191 milionë euro, pak më shumë sesa golashënuesi më i mirë i Ligës Premier, Erling Haaland me 175 milionë euro.

Me një kontratë që zgjat deri në vitin 2027, vlera e këtij të fundit do të rritet në muajt e ardhshëm për t’iu afruar apo edhe për të kaluar lojtarët e renditur përpara tij, duke përfshirë edhe bashkëlojtarin e tij te Manchester City, Phil Foden, i cili renditet aktualisht i dyti me vlerë 200 milionë euro.

Në pozitën e gjashtë të lojtarëve më të vlerësuar gjendet Pedri i Barcelonës me vlerë 170 milionë euro, ndërsa pas tij vjen Gavi (Barcelona) i shtati me vlerë 147,6 milionë euro dhe Jamal Musiala (Bayern Munich) i teti me vlerë 145 milionë euro.

Pozita e nëntë i takoi mbrojtësit të RB Leipzig, Josko Gvardiol me vlerë 125,8 milionë euro, ndërsa dhjetëshen e kompleton ylli i Real Madridit, Federico Valverde me vlerë 123,5 milionë euro.

Në 20 pozitat e parë renditen: Rodri, Luis Diaz, Frenkie de Jong, Bukayo Saka, Rodrygo Goes, Aurelien Tchouameni, Ferran Torres, Ruben Dias, Joaoa Cancelo dhe Eder Militao.

Lista me 20 lojtarët më të vlerësuar nga CIES

/Telegrafi/

Exit mobile version