LAJMI I FUNDIT:

Chrome 16 në beta

Chrome 16 në beta

Është vënë në dispozicion beta versioni i Chrome 16. Në këtë version të shfletuesit, Google është marrë më shumë me përdoruesit e shumëfishtë të të njëjtit kompjuter.

Chrome 16 kështu ka përkrahjen për llogaritë e shumëfishta përdoruese. Duke pasur parasysh se llogaritë e shfrytëzuesve në Chrome janë të ndërlidhur me shërbimet e Google, secili shfrytëzues do të ketë mundësinë e sinkronizimit të faqeve, temave dhe ueb aplikacioneve të preferuara. Në mënyrën e përdorimit me llogari të shumëfishta, në Chrome shfaqet informata për shfrytëzuesin e kyçur me mundësi të thjeshtë për kyçje të shfrytëzuesve tjerë. Nga Google tërheqin vërejtjen se ndryshimi i shfrytëzuesit në Chrome nuk është i mbrojtur me fjalëkalim ose ndonjë mekanizëm tjetër mbrojtës.

Beta versioni i Chrome 16 është në dispozicion për Windows, Linux dhe Mac OS X. Versioni përfundimtar pritet të paraqitet vetëm pas disa javësh. /Telegrafi/