LAJMI I FUNDIT:

Chrome 12 në Dev Channel

Chrome 12 në Dev Channel

Për të gjithë testuesit e interesuar, Google Chrome 12.0.712.0 është në dispozicion përmes Dev Channel. Shfletuesi funksionon në Windows-e, Mac OS X dhe Linux.

Sipas informatave që vijnë nga Google, shfletuesi në këtë version shfrytëzon kod ‘të pastër’, janë të përfshirë disa përmirësime të cilat sjellin stabilitet në funksionimin e aplikacioneve, është rinovuar V8 engine (versioni 3.2.3.1), ndërsa mundësia e re është zgjedhja e shumëfishtë e lidhëseve.

Në këtë mënyrë duke mbajtur të shtypur Ctrl mund të caktohen shumë lidhëse, dhe pastaj në to të ndryshohet veprimi i dëshiruar.

Chrome 12.0.712.0 mund ta merrni këtu. /Telegrafi/