Site icon Telegrafi

Chiara Ferragni bëhet nënë për herë të dytë

Chiara Ferragni (Foto: Instagram)

Influencerja e popullarizuar Chiara Ferragni ka njoftuar lindjen e fëmijës së dytë me burrin e saj, reperin Federico Lucia, i njohur ndryshe si Fedez.

Blogerja dhe stilistja italiane ndau lajmet e shtatzënisë në tetor dhe tashmë ka bërë të ditur se ka mirëpritur një vajzë.

33 vjeçarja, e cila ka 22.9 milionë ndjekës në aplikacionin e rrjeteve sociale, shkroi: “23 Mars, 2021. La nostra Vittoria”.

Chiara dhe Fedez u kurorëzuan në shtator të vitit 2018 dhe blogerja kishte veshur tre fustane të famshme të markës ‘Dior’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Chiara Ferragni

Duke treguar shtatzëninë e dytë, Chiara ndau një imazh të djalit të saj dy vjeçar, Leone, teksa la këtë përshkrim “Familja jonë po bëhet më e madhe. Leo do të bëhet një vëlla i madh”.

Ferragni është njëra nga modelet e blogeret më të njohura të Italisë. /Telegrafi/

Exit mobile version