Chelsea i ka ofruar kontratë të re Eden Hazard, prej 340 mijë euro në javë.

Por belgu ende nuk ka dhënë indikacione që dëshiron ta vazhdojë kontratën.


Kontrata aktuale me klubin lojtarit skadon në qershor të vitit 2020 dhe ai nuk po ngutet që ta bëjë vazhdimin.

Sipas The Times, Chelsea tashmë ia ka ofruar kontratën e re.

GettyImages 884411566 Eden Hazard i Chelseat, po kalon formë të mirë /Getty Images)

Hazard mbetet lojtari kryesor i klubit dhe po tregon formë të jashtëzakonshme pasi u kthye nga lëndimi.

Sic duket belgu është duke pritur ndonjë ofertë nga Real Madridi, pasi edhe në intervistat e fundit ai ka treguar dashurinë për këtë klub.

Në anën tjetër Chelsea është duke punuar edhe për rinovimin e Thibaut Courtois.

GettyImages 888016082 Thibaut Courtois, njëri ndë portierët më të mirë në botë /Getty Images)

Edhe portieri pëlqehet nga Real Madridi. /Telegrafi/

telegrafi sport app