Janë zbuluar fjalët që Ousmane Dembele u ka thënë Xavit dhe bashkëlojtarëve të tij te Barcelona para se të largohej për te Paris Saint-Germain.
Francezi ka dëgjuar zëra se ai ka tradhtuar klubin dhe ka krijuar një mjedis të paqëndrushëm, por sipas tij është e kundërta.
“Unë dua të qëndroj këtu (në Barca) dhe të fitoj tituj, por në një mjedis të shëndetshëm”, i tha Ousmane Dembele, Xavit gjatë një prej takimeve të tyre të fundit përpara largimit të tij, sipas Javier Miguel të Diario AS.
Lojtari gjithashtu i tha trajnerit se vendimi i tij për t’u bashkuar me Paris Saint-Germain nuk ka të bëjë fare me paratë. Në vend të kësaj, ai ka ‘humbur besimin’ te disa njerëz në klub ndërsa falënderon trajnerin për besimin e pandërprerë tek ai.
“Ka njerëz që më sulmojnë gjithmonë”, i tha francezi njërit prej lojtarëve të Barçës.
Më herët, u raportua se vendimi i Barcelonës për të emëruar Decon si drejtor të ri sportiv nuk i pëlqeu Dembeles dhe agjentit të tij. Ikona portugeze përfaqësonte interesat e Raphinhas, kështu që punësimi i tij mund të kishte nënkuptuar më shumë rëndësi për brazilianin sezonin e ardhshëm.
Gjithashtu, fjalët e Dembeles mund të kenë të bëjnë me klubin që thuhet se i ofron atij një marrëveshje shkëmbimi për të nënshkruar me Kylian Mbappem edhe pse kjo më vonë u deklarua si lajm i rremë nga shumë njerëz, duke përfshirë edhe krerët e Barçës.
Ousmane Dembele do të nënshkruajë për PSG në orët në vijim. Barcelona do të marrë vetëm 25 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/