Site icon Telegrafi

Çfarë do t’ju ndodhë nëse hani tepër fruta arrore: Tri kundërefekte të rrezikshme!

Edhe pse janë të njohura si artikuj të shëndetshëm, frutat arrore gjithashtu kanë reputacion (të merituar) si ushqim, të cilin nuk mund të pushoni të hani, për shkak të të cilit pakkush nga ne u përmbahet sasive të rekomanduara ditore

Problem me konsumin e tepruar të frutave arrore mund të jenë disa rreziqe shëndetësore.

Këto tri janë më serioze:

Shpejt do të shtoni peshë

Nëse e tejkaloni sasinë e rekomanduar ditore, do të ndodhë pikërisht e kundërta dhe në të vërtetë do të shtoni peshë.

Problem tjetër është edhe e dhëna që do të ndodhë shumë më shpejt se sa ta keni tepruar me ndonjë ushqim tjetër.

Në të vërtetë, frutat arrore janë shumë të pasura me kalori, andaj japin më shumë energjisë sesa artikujt e tjerë. Për shembull, 30 gramë bajame përmbajnë rreth 163 kalori, ndërsa sasia e njëjtë e makaronave të zier përmban vetëm 37 kalori, transmeton Telegrafi.

Mund të shfaqen problemet me tretjen

Nëse ndonjëherë ndiheni të fryrë pas konsumimit të frutave arrore, nuk jeni i vetmi. Fryrja është “efekt anësor” i shpeshtë falë fitateve dhe tanineve, për shkak të të cilëve frutat arrore janë më vështirë të tretshme.

Sikur kjo të mos jetë kjo gjë mjaft e keqe, konsumimi i tepruar i yndyrave (me të cilën frutat arrore janë të pasura) në një periudhë të shkurtër kohore mund të çojë edhe deri në diarre.

Ekziston rreziku nga helmimi me selen

Rënie e flokëve, thonj të brishtë, erë të keqe, dhembje të muskujve dhe nyjave – të gjitha këto janë simptoma të helmimit me selen, gjendje e rrallë por shumë serioze e cila mund të shfaqet nëse konsumoni pa masë.

Arrat braziliane janë aq të pasura me selen saqë ekspertët rekomandojnë të mos hani më shumëse disa kokrra në ditë, madje vetëm disa herë në javë. /Telegrafi/

Exit mobile version