Marco Reus i është bashkuar zyrtarisht LA Galaxy si lojtar i lirë.
Gjermani legjendar do të luajë përkrah Riqui Puig, ish-mesfushorit të Barcelonës.
Spanjolli ka qenë lojtari kryesor i La Galaxy që kur iu bashkua klubit në vitin 2022.
Një tjetër fakt interesant është se Reus do të jetë edhe shok skuadre me mbrojtësin uruguaian Martin Caceres i cili ishte pjesë e Blaugranas nga viti 2008 deri në 2011, pasi ka fituar Ligën e Kampionëve, La Ligan dhe Copa del Rey me katalanasit.
Ashtu si Inter Miami në Konferencën Lindore, LA Galaxy aktualisht është në krye të tabelës në atë perëndimore.
Shtimi i Marco Reus në skuadër do të thotë se ata do të kenë më shumë përvojë dhe cilësi në skuadër dhe do synojnë ta fitojnë titullin. /Telegrafi/