Site icon Telegrafi

Çfarë do të ndodhë me grupin Wagner tani?

Ekspertë dhe analistë të ndryshëm po shqyrtojnë rrethanat e përplasjes në vendin që besohet se janë vrarë Yevgeny Prigozhin dhe nëntë të tjerë.

Por disa prej tyre tanimë janë duke diskutuar edhe për fatin e grupit Wagner.

Në këtë drejtim, John Foreman, ish-atasheu i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar në Moskë, ka thënë për Sky News se ai besonte se Prigozhin ishte një “i vdekur që po ecte” dhe drejton gishtin drejt presidentit Vladimir Putin, përcjell Telegrafi.

Dhe pavarësisht vdekjes së raportuar të udhëheqësit të tyre, Foreman tha se Grupi Wagner “vdiq në qershor” pas rebelimit të dështuar në Moskë.

Lexo po ashtu Dyshohet se Dmitri Utkin, themeluesi i Wagner – humbi jetën nga rrëzimi i aeroplanit në Moskë

Por çfarë tani?

Pas kryengritjes, ushtarëve “u dha një zgjedhje për të nënshkruar një kontratë duke i vënë ata të disponueshëm për detyrë, ose të dalin në pension”, shpjegoi zoti Foreman.

“Luftëtarët që zgjodhën të qëndrojnë, ka të ngjarë të vendosen nën udhëheqjen e inteligjencës ushtarake ruse, gjë e cila do të sigurojë që veprimet e Prigozhin të mos përsëriten”.

Sidoqoftë, Foreman mendon se ka ende punë fitimprurëse për Grupin Wagner që duhet bërë në Afrikë, ku disa luftëtarë u dërguan si pjesë e një marrëveshjeje midis Rusisë dhe Bjellorusisë pas rebelimit dy muaj më parë. /Telegrafi/

Exit mobile version