LAJMI I FUNDIT:

Çfarë pune bënin diplomatët e dëbuar rusë nga Norvegjia

Çfarë pune bënin diplomatët e dëbuar rusë nga Norvegjia

Janë publikuar më shumë detaje këtë pasdite për 15 diplomatët rusë që janë dëbuar nga Norvegjia.

Skynews dje raportoi se diplomatët u larguan me akuza se po kryenin punë inteligjente nga ambasada në Oslo.

Detaje të reja nga shërbimi i sigurisë së policisë norvegjeze (PST) zbulojnë se diplomatët kishin kërkuar të rekrutonin burime humane, të përgjonin komunikimet dhe të blinin teknologji të avancuar.


Punëdhënësit e tyre të vërtetë ishin shërbimet e inteligjencës ruse GRU, FSB dhe SVR, tha shefi i kundërzbulimit të PST, Inger Haugland.

“Kjo [përzënie] ul kërcënimin nga inteligjenca ruse në Norvegji duke reduktuar përgjithmonë numrin e oficerëve të inteligjencës që veprojnë nën mbulimin diplomatik”, tha ai.

Të 15 burrat përbëjnë më shumë se një të tretën e 40 diplomatëve rusë të akredituar në Norvegji, tha ministria e jashtme e vendit. Kjo shënon dëbimin më të madh të diplomatëve rusë nga Oslo.

Moska do t’i përgjigjet dëbimeve, tha agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, pa dhënë detaje të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet,

Bora mbulon Stambollin - anulohen fluturimet, "e hëna dita më e ftohtë e vitit"

Turqia
Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Një i vdekur dhe disa të plagosur pas një sulmi me thikë në Mulhouse

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Kalo në kategori