Çfarë i ndodh trupit kur e lini duhanin (Video)
Të gjithë e dimë çfarë dëmesh shkakton pirja e duhanit në trup. Por, a e dini se si ndikon në trup lënia e duhanit?
Efektet e lënies së duhanit mund të jenë tronditëse, e veçanërisht kur ndryshimet afatshkurte dhe përmirësimet e shëndetit me vështirësi vërehen.
Prandaj, AsapSCIENCE ka publikuar një video, e cila veçse është shikuar mbi 1.5 milionë herë, ku tregohet hap pas hapi se si reagon në trup lënia e duhanit – dhe e cila do t’iu shërbejë si motivim, transmeton Telegrafi.
Pas 20 minutave:
- Ritmi i zemrës dhe shtypja e gjakut i rikthehen niveleve normale
- Të ftohtit që e ndjeni si pasojë e nikotinës, i rikthehet normales
Pas dy ore:
- Fillojnë dëshirat ekstreme për nikotinë, që shkaktojnë marramendje dhe vështirësi për të fjetur
- Kjo ndodh për shkak të zvogëlimit të dopaminës, e cila lirohet nga nikotina
Pas tetë ore:
- Oksigjeni që gjendet në enët e gjakut i rikthehet normales, pasi të pastrohet nga thithja e monoksidit të karbonit
Pas 24 ore:
- Fillon të zvogëlohet rreziku i zhvillimit të sëmundjeve koronare
Pas 48 ore:
- Nikotina dhe përbërësit e vet eliminohen krejtësisht nga trupi
- Nervat e dëmtuara fillojnë të ri-rriten
- Shqisat e shijes të cilat ishin dëmtuar nga katrani dhe kimikalet e ndryshme fillojnë ta rikthejnë ndjeshmërinë e tyre (ushqimi fillon të ketë shije më të mirë)
Pas 72 ore:
- Filloni të keni marramendje, dhimbje dhe depresion
Pas një muaji:
- Rreziku për zhvillimin e tipit 2 të diabetit, kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare është zvogëluar
Tre – nëntë muaj:
- Strukturat e dëmtuara në mushkëri janë riparuar
- Simptomat si kolli dhe problemet me frymëmarrje janë eliminuar thuajse të gjitha
Pas një viti:
- Rreziku për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës zvogëlohet për thuajse 50 për qind.
Pas dhjetë viteve:
- Mundësitë për zhvillimin e kancerit të mushkërive zvogëlohen për rreth 50 për qind
Pas 15 viteve:
- Rreziku për sulme në zemër i rikthehet nivelit të njëjtë me dikë që nuk ka konsumuar duhan asnjëherë në jetë. /Telegrafi/






























