Nuk ka rëndësi nëse je në grupin e njerëzve që i mbajnë mend ose jo ëndrrat, të shohësh ëndërr sikur je shtatzënë, zor të harrohet. Në përgjithësi tek femrat kjo lloj ëndrre përçon një ndjenjë të tmerrshme, aq sa mund edhe të zgjohesh papritur duke prekur barkun për t’u siguruar që ishte vetëm një ëndërr.
Është një lloj ëndrre aq e gjallë, saqë nëse e sheh për herë të dytë, nuk je më e sigurt nëse është e vërtetë.
Mund ta kesh pyetur veten shpesh për këtë lloj ëndrre. Mos vallë trupi po tenton të më thotë diçka? Mos jam vërtet shtatzënë? Duhet të bëj diçka për shtatzëninë time?
Në fakt, ëndrrat për shtatzëninë tek femrat janë mjaft të zakonshme. Këto lloj ëndrrash përfaqësojnë fillime të reja, lidhje me njerëz të rinj, njohje, ndryshime në jetën personale dhe atë profesionale apo diçka që do të ndodhë në të ardhmen dhe që po e kërkon.
Të jesh shtatzënë në ëndërr, ndryshe nga ajo që mendohet, është një gjë pozitive që tregon se po përjeton diçka në rritje, ose edhe një marrëdhënie të re.
Por kjo lloj ëndrre mund të jetë në të njëjtën kohë edhe simbol në lidhje me mënyrën se si po shfaqet kreativiteti në fusha të ndryshme të jetës, por edhe në gjendjen shpirtërore.
Nëse ndjenja e përgjithshme në ëndërr është një lloj pritjeje e lumtur, atëherë mendo se një ngjarje emocionuese apo diçka që ndryshon po të ndodh në jetë, ose do të ndodhë diçka për të cilën ke shpresuar prej kohësh, shkruan revista class. Nëse dëshira për të pasur fëmijë është diçka që e ke në plan, ëndrra mund të jetë një sinjal për ta bërë konkrete dëshirën.
Por, nëse shtatzënia është shumë larg mendjes, atëherë ka shumë të ngjarë që fëmija në ëndërr është vetëm një metaforë për diçka të re që po të sjell jeta. Por është, pa dyshim, emocionuese, e ndryshme, e bukur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Këto janë arsyet pse fëmijët tuaj janë të fshehtë dhe refuzojnë të ndajnë informacione nga jeta e tyre

A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

Nëse keni pika të bardha përreth syve nuk duhet assesi t’i “shtrydhni”: Me këtë metodë mund t’i eliminoni

Jennifer Lopez sjell një trend të rehatshëm dhe të lehtë për t'u veshur

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës