Një objekt misterioz në një zonë të largët malore të New Mexico ka zgjuar kureshtjen e përdoruesve të Google Maps.
Objekti duket si një disk i madh i bardhë dhe ndodhet në Sierra Ladrones, një zonë e izoluar pa rrugë apo shtëpi aty pranë prej rreth 2,255 metra.
Imazhet historike nga Google Maps tregojnë se disku u shfaq për herë të parë në vitin 2003, përcjell Telegrafi.
Fotot e vitit 2013 zbulojnë se objekti ka pësuar disa dëmtime. Deri në vitin 2017, bimësia kishte kishte fshehur një pjesë të diskut.
Por, tani janë përhapur edhe më shumë spekulimet për origjinën e diskut.
Disa kanë sugjeruar se mund të jetë mbetje e një UFO të rrëzuar apo edhe një hyrje në një hangar të fshehur nëntokësor.
Ndërsa të tjerë besojnë se mund të jetë një rezervuar i vjetër uji ose një observator.
Një përdorues në Metabunk, një faqe interneti e dedikuar për hetimin e pretendimeve të pazakonta, vuri në dukje se objekti ka të ngjarë të jetë një sistem ujëmbledhës shiu.