Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina ka shkëlqyer me klubin e tij, Swansea, në Championship.
Swansea ka fituar në shtëpi ndaj Sheffield Wednesday me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Championshipit anglez.
Në këtë ndeshje ka shkëlqyer ylli i Kosovës, Celina, i cili ishte më meritori i fitores së Swanseat.
Celina ka arritur t’ia sigurojë tri pikë skuadrës së tij me një gol të shënuar dhe një asistim të bërë.
Ylli i Kosovës arriti të shënoj një gol të bukur në minutën e 71-të duke barazuar shifrat 1-1.
Celina's equalizer. pic.twitter.com/RcM9d5WmB7
— マット 🇺🇸🇯🇵🏴 (@OldDominionJack) December 15, 2018
Vetëm një minutë më vonë, Celina arriti të asistojë për Wayne Routledge, i cili shënoi për 2-1.
📸 | That winning feeling! 💪#SuperSaturday 😃 pic.twitter.com/jqvtLMd8zT
— Swansea City AFC (@SwansOfficial) December 15, 2018
Ky ishte goli i tretë për Celinën në këtë sezon, teksa ka kontribuar edhe me dy asistime.
Me këtë fitore, ekipi nga Uellsi e sheh veten në pozitën e nëntë me 32 pikë apo vetëm katër pikë më pak se zona ‘play-off’. /Telegrafi/