Çekia publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Kosovës

247:"BRUSSELS, BELGIUM - JUNE 05: The team of the Czech Republic pose prior to the International Friendly match between Belgium and Czech Republic at Stade Roi Baudouis on June 5, 2017 in Brussels, Belgium. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images) 12:"Getty Images
Republika e Çekisë ka publikuar listën e lojtarëve për përballjen ndaj Kosovës dhe Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Ndeshja në mes të çekëve dhe ‘Dardanëve’ do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” më 7 shtator, ditë e shtunë.
Çekia ka publikuar listën e 19 lojtarëve që do të marrin pjesë në këto dy përballje, derisa ka bërë të ditur se listës do t’i bashkohen edhe disa lojtarë të tjerë.
Kosova në këtë përballje do të jetë me disa mungesa shkaku i lëndimeve që kanë pësuar disa lojtarë, mirëpo do të shpresojë të marrë një rezultat pozitiv.
Gjendja aktuale në Grupin A është tejet sfiduese, pasi Anglia dhe Çekia kanë nga gjashtë pikë, Kosova me pesë, ndërsa Mali i Zi dhe Bullgaria kanë nga dy. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
27/08/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































