Casemiro fotografon portierin në stërvitje me goditjen raketore (Video)

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, duket se është i nervozuar me rezultatet e skuadrës së tij.
Frustrimin ai e ka shfaqur në stërvitje, kur në një goditje të zakonshme nga distanca befasoi portierin Kiko Casilla, duke e fotografuar atë.

Casilla pa asnjë gjasë e shikoi goditjen raketore të Casemiros duke hyrë në rrjetën e tij.
Mesfushori rrallë herë ka treguar afinitetet e tilla gjatë ndeshjeve, por duket se mund ta shohim më shpesh duke testuar goditjen nga distanca pas kësaj rakete në stërvitje.

Mesfushori brazilian është shtylla defensive e mesfushës së Real Madridit.
Real Madridi nga ana tjetër nuk i ka punët mirë në La Liga duke qenë tetë pikë prapa Barcelonës.
Reali këtë sezon ka shënuar 25 gola ndërsa ka pranuar 11 të tillë. /Telegrafi/























































