“Caritas-i” mbështet Shtëpinë e Komunitetit në Shtime dhe personin që shpëtoi nga djepi gjatë luftës në Kosovë

Drejtues të Organizatës “Caritass Kosova” dhe “Caritasi Gjerman”, po vazhdojnë t’i përkrahin banorët rezident në Shtëpinë e Komunitetit në Shtime, me gjëra e veshmbathje të ndryshme dhe me staf kujdestar-profesional.
Në këtë institucion në Shtime trajtohen persona me ngecje në zhvillim mendor, por në mesin e tyre gjendet edhe një person i cili gjatë luftës së fundit në Kosovë i kishte shpëtuar masakrës së Reçakut.
Ky person që aso kohe ishte vetëm tre vjeçar, kishte qëndruar me ditë të tëra i lidhur në djep në shtëpinë e tij dhe ndërkohë nga krismat e mëdha të forcave serbe kishte pësuar traumë psikike.
Që nga paslufta ai po trajtohej nga institucionet lokale dhe qendrore, ndërkaq, vazhdon të mbetet rezident në “Shtëpinë e Komunitetit” në Shtime.
Ai veçanërisht përkrahet në baza mujore nga “Caritas Kosova”, dega në Ferizaj, organizatë kjo që menaxhohet nga Pal Baftiaj.
Së fundi “Caritass Kosova” dhe “Caritasi Gjerman” kanë mbajtur edhe një takim me institucionet lokale në Shtime me qëllim të përkrahjes edhe të qytetarëve të tjerë sipas nevojave të tyre.
Pal Baftiaj përfaqësues i “Caritas Kosovës” dega në Ferizaj, ka rrëfyer për Telegrafin, historinë e ish tre vjeçarit nga Reçaku i Shtimes i cili kishte arritur t’i shpëtonte masakrës në të cilën më 1999 u vranë e masakruan 45 civilë.
Baftiaj, ka thënë se “Caritas Kosova” në bashkëpunim me “Caritasin Gjerman” po vazhdojnë t’i ndihmojnë njerëzit nevojtar në gjithë vendin.
Sipas tij, gjatë këtyre ditëve një delegacion nga Gjermania ka vizituar Kosovën dhe kanë shpreh dëshirë që ta takojnë personalisht një person rezident në “Shtëpinë e Komunitetit në Shtime”, person ky i cili bartë në vete një histori tronditëse që nga lufta e fundit në Kosovë.
“Ky banor nga Reçaku i Shtimes që trajtohet në këtë shtëpi të komunitetit kishte mbetur në shtëpi i lidhur në djep dhe aso kohe lufte kishte moshën 3 vjeçare, nëna e tij me fëmijët tjerë kishte arritur të dalin në pyll dhe e kishte të pamundur t’i marrë të gjithë fëmijët menjëherë, por kurrë më s’kishte arritur të kthehej në shtëpi si rezultat i luftës së tmerrshme që zhvillohej dhe granatimeve. Fëmija i vogël i lidhur në djep kishte arritur të del nga djepi dhe pas dy dite të takohej me familjen e tij, por nga zhurma e granatimeve dhe frika që kishte përjetuar normalisht kurrë me nuk do të ishte mirë me shëndetin dhe ka përjetuar trauma mendore”, ka thënë për Telegrafin Baftiaj.
Sipas Baftiaj, ky rast është mjaftë prekës dhe i ndjeshëm, ndërkohë ndihma e “Caritas Kosova” për veshmbathje dhe me staf është e vazhdueshme.
“Ne si përfaqësues nga “Caritas Kosova dhe Caritas Gjermania” jemi zotuar për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme të kësaj kategorie dhe këtyre personave në përgjithësi”, ka thënë midis të tjerash Baftiaj.
Ndërkaq, Gëzim Gashi, udhëheqës i “Shtëpisë së Komunitetit” ka thënë se misioni i kësaj shtëpie rezidenciale për komunitetin është që të ndihmoj këtë kategori të qytetarëve.
“Falënderuam delegacionin gjerman për vizitën e realizuar tek ne. Gjithashtu një falënderim i veçantë edhe për Pal Baftiaj përfaqësues i “Caritas Kosovës” që asnjëherë nuk heziton të na ndihmojë sa herë që kemi nevojë, sidomos për veshmbathje dhe gjëra të tjera”, ka thënë Gashi.
Ndërkohë, edhe komuna e Shtimes, ka njoftuar se delegacioni gjerman që ishte në përbërje nga një prift, një profesoreshë universiteti dhe dy studentë gjermanë premtuan përkrahjen e “Caritasit Gjerman në bashkëpunim me Caritasin e Kosovës”, në realizimin e projekteve të nevojshme në “Shtëpinë e Komunitetit” për persona me ngecje në zhvillim mendor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit