Site icon Telegrafi

Capital T takohet me Dana White dhe Ramiz Brahimajn në Amerikë

Foto: Screenshot/Instagram

Rap-artisti i njohur shqiptar, Capital T, ndodhet prej disa ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këngëtari me këtë rast ka takuar personalitete të fushave të ndryshme e mjaft të rëndësishme.

Në një fotografi të shpërndarë në Instagram, ai shihet të jetë takuar me presidentin e UFC-së, Dana White dhe luftëtarin shqiptar, Ramiz Brahimaj.

Siç edhe tregon në përshkrimin e këtij imazhi, ata kanë darkuar së bashku.

“Është e mahnitshme të jesh pjesë e kësaj kompanie, ishte e mrekullueshme të takoja shefin dhe faleminderit për darkën”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Fitore me nokaut, Brahimaj ia vendos plisin në kokë Joe Roganit dhe flet shqip

Brahimaj nga ana tjetër vetëm pak ditë më parë arriti një fitore mbresëlënëse në një ndeshje të UFC-së.

Kjo ishte një mundësi shumë e mirë që të tregonte aftësitë e jashtëzakonshme në ring. /Telegrafi/

Exit mobile version