Telegrafi

Capital T lanson këngën e re “Miss me”

Foto: Screenshot/YouTube

Artisti i njohur shqiptar, Capital T, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Miss me” mban titullin kënga e tij e radhës, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Ky projekt veror dhe ritmik tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pritet mirë edhe nga publiku.

Foto: Screenshot/YouTube

Trim Ademi (emri i vërtetë) i ka qëndruar besnik stilit të tij muzikor që nga fillimi i karrierës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ai po vazhdon t’i mbajë fansat afër vetes me lansimin e projekteve të njëpasnjëshme.

Foto: Screenshot/YouTube

Capital T në gusht gjithashtu po rikthehet në Tiranë me koncertin “Time Capsule”, të cilin e organizoi për herë të parë atje në 2019.

Një të tillë e mbajti në Kosovë në vitin e kaluar, ku të ftuar special kishte Akon. /Telegrafi/