Në mes të një nga toure-ve të tij legjendare në Evropë, Akon pranoi ftesën për të ardhur në Prishtinë në Time Capsule II të Capital T.
Artistët gjigantë tashmë e kanë në radar Kosovën e Shqipërinë për performancat e tyre.
Time Capsule II tingëllon si pika e re referencës për standardin se ku duhet t’i mbajmë koncertet dhe eventet.
Përpos faktit që është këngëtar i kalibrit botëror, Akon është një producent i shkëlqyer dhe filantrop i rrallë. Veprimtaria e tij për zhvillimin e Afrikës jehon fort në rrethet e punës zhvillimore të vendeve të botës së tretë
Koncerti TIme Capsule II është koncerti më i përzier në kombësi ndonjë herë në botën shqiptare, si në staff dhe në të ftuar. /Telegrafi/