Site icon Telegrafi

Capello: Tuchel më meritori për suksesin e Chelseat, Guardiola gaboi gjithçka

Fabio Capello i jep merita gjermanit Thomas Tuchel për fitoren e Chelseat në Ligën e Kampionëve, ndërsa pretendon se Pep Guardiola i bëri të gjitha gabim për Manchester Cityn.

Kai Havertz shënoi golin e vetëm në Porto mbrëmjen e së shtunës, duke i dhënë Bluve trofeun me një trajner i cili zëvendësoi vetëm Frank Lampard vetëm në muajin janar.

Megjithatë, sipas trajnerit legjendar italian, Capello, Tuchel ka merita të mëdha, ndërsa Guardiola bëri të gjitha zgjidhjet gabim për ndeshjen finale.

Lexo po ashtu Tuchel: Lojtarët ishin të vendosur ta fitonin trofeun, ju thash të ishin më trima

“Chelsea i detyrohet Tuchelin me një marrëveshje të madhe, sepse ai tregoi se ata kishin bërë investimet e duhura dhe morën më të mirën nga këta lojtarë për të cilët shpenzuan shumë para”, ka thënë fillimisht Capello për Sky Sport Italia.

“Sipas mendimit tim, Guardiola e gaboi 11-shen titullare. Gundogan përpara mbrojtjes nuk mund të vepronte si një mesfushor i pastër. Stones është një lojtar që nuk mund të mbrojë dhe Gundogan nuk mund të sigurojë një mbulesë”.

Lexo po ashtu Tuchel ‘shpreson’ në një kontratë të re me Chelsean pas fitimit të Ligës së Kampionëve

“Skuadra dukej shumë më e ekuilibruar në pjesën e dytë, por Manchester City i dhuroi 45 minuta Chelseat dhe mund të ishte lehtësisht 2-0 në kohën kur ata ndryshuan”, përfundoi italiani.

Tani është një dekadë që kur Guardiola fitoi për herë të fundit Ligën e Kampionëve, kur ai ishte ende në stolin e Barcelonës. /Telegrafi/

Exit mobile version