Ka një histori që nuk është treguar dhe është mbajtur e fshehur, edhe nga stafi i kombëtares për kapitenin Lorik Cana.
Gjatë gjithë kësaj kohe, Lorik Cana ka luajtur me kujdes, në mënyrë që të mos rrezikonte një dëmtim që do ta linte jashtë Evropianit.
Miqësorja e fundit ndaj Ukrainës e vërtetoi këtë gjë, teksa në pjesën e dytë nuk doli në fushë, pasi në të parën e përplasi keq mesin gjatë një dyluftimi ajror me një kundërshtar.
E gjitha lidhet me një operacion të kryer kur ishte ende me Lazion dhe nuk kishte prishur kontratën me bardhekaltërit.
“Sport Ekspres” ka arritur të zbulojë atë që i ndodhi kapitenit të Shqipërisë. Një operacion i shkuar keq, gjatë ngjitjes së vertebrës. Kjo, përgjatë gjithë muajve që nga vera e shkuar, i ka sjellë shqetësime të mëdha.
Madje, në Francë, duke rënë dakord edhe me Nanten, skuadra që e mori, kapiteni i kombëtares vendosi që të mos luante në asnjë fushë ku kishte bar sintentik.
Pikërisht ky ka qenë edhe motivi që shpesh këto terrene e kanë penalizuar në të shkuarën, pasi menjëherë nis dhimbja e mesit.
Problemi në fjalë, të cilin gjakovari e ka si një gurë të rëndë – a thua se historia e Sizifit të ishte kthyer në realitet – pas krahëve, e ka detyruar që muajt e fundit në Francë të mos aktivizohet me vazhdimësi.
Edhe trajneri kuqezi, Gianni de Biasi, ka qenë në dijeni të plotë, ashtu si edhe stafi mjekësor i kombëtares, por ky fakt është mbajtur i fshehur pikërisht për të mos e mërzitur më shumë kapitenin, që gjatë gjithë kësaj kohe ka luajtur me dhimbje të tmerrshme dhe ka rrezikuar jo pak.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ylli i Man Utd largohet nga kombëtarja pasi trajneri tha se ai nuk e meriton ftesën

Flick flet për gjendjen emocionale të lojtarëve pas vdekjes tragjike të doktorit të klubit

Simeone në telashe, dy yjet e Atletico Madrid në dyshim për sfidën ndaj Real Madridit

Arne Slot ka dhënë miratimin e tij për transferimin e top yllit të Ligës Premier

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa