Në Kosovë po qëndron për vizitë një delegacion nga Komisioni Evropian, i kryesuar nga Genevova Ruiz Calavera, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, me qëllim të përgatitjes së Programit për Reforma në Ekonomi 2019-2021.
Për këtë është mbajtur një takim ndërmjet ministrit të Financave Bedri Hamza dhe Drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropia.
Pas këtij takimi të mbyllur për medie është mbajtur takimi i Koordinatorëve të fushave të Programit për Reforma në Ekonomi, ku me këtë rast ministri Bedri Hamza ka thënë se me këto reforma parashihet sektori i energjisë, shtimi i punësimit dhe zbatimi sa më efikas i buxhetit për veteranët e luftës, ku me këtë rast ai bëri apel tek të gjitha institucionet për zbatim sa më efikas të kësaj mase.
Po ashtu edhe reformat në luftimin e ekonomisë jo formale duhet të ndërmerren sikur për sigurimet shëndetësore, e deri tek sektori I bujqësisë.
“Dialogu ekonomik në mes të BE-së dhe të institucioneve të Kosovës po bëhet pjesë përbërëse e kornizës sonë të zhvillimit, të politikave ekonomike dhe orientues I rrugës sonë të domosdoshme drejt konvergjencës ekonomike dhe integrimit politik në BE. Dialogu I tanishëm i përqendruar në reformat në ekonomi vazhdon edhe kur vendet aspiruese I bashkohen BE-së, sepse bazohet në procesin që edhe vet vendet anëtare ndjekin në kuadër të semestrit evropian. Andaj, zhvillimi I programit të reformave në ekonomi dhe dialogu rreth tij veç adoptimit të standardeve në politik bërje po i ofron Kosovës edhe eksperiencën e nevojshme në rrugën drejt anëtarësimit. Në fakt përmbushja e kritereve ekonomike është kërkesë kyce për anëtarësim”, tha Hamza.
Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, tha se me këto reforma në ekonomi, fokusi kryesor është që të bëhet Kosova më konkurruese, ku për këtë kërkohet angazhim në disa fusha siç është energjia, informaliteti dhe arsimi.
Kosova duhet t’i plotësoj kriteret e nevojshme për anëtarësim në BE dhe të jetë e aftë të përballet me forcat apo me konkurrencën e tregut. Ekonomia e Kosovës ende nuk I ka arritur këto kritere, mirëpo megjithatë po mundohemi ta bëjmë një mjedis afarist shumë më të mirë. Gjithashtu njëkohësisht mundohemi dhe kemi nevojë ta rrisim besimin që është shumë I rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës. Andaj, është me rëndësi të thuhet se liberalizimi i tregjeve nuk është i mjaftueshëm nëse nuk shoqërohet me masat nxitëse të zhvillimit ekonomik, që nënkupton financa të shëndosha, politika për arsim, për punësim që krijon shkathtësitë e kësaj rinie premtuese. Po ashtu luftimi ndaj korrupsionit, digjitalizimi, inovacioni, stimulimi i frymës së ndërmarrjes janë kritere. Qeveria nuk duhet ta rrezikoj stabilitetin ekonomik dhe të ardhmen e Kosovës”, theksoi Calavera.
Ndërkaq, Kosova deri në fund të muajit janar të vitit të ardhshëm duhet ta dërgoj Programin për Reforma Ekonomike që është kryesisht përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës.
Calavera ka mbajtur edhe një takim me donatorë pa praninë e mediave. KP/Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
LDK-ja me tubim në Degën e Dytë në Prishtinë, Lumbardh Salihu: Nuk ka asnjë dyshim se ndryshimi po ndodh!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova