Site icon Telegrafi

Calafiori i lumtur me transferimin te Arsenali, thotë se është i ngjashëm me mbrojtësin rival të Topçinjve

Riccardo Calafiori ka qenë një nga zbulimet e Euro 2024, pasi qendërmbrojtësi shkëlqeu me Italinë në Gjermani.

Falë paraqitjeve fantastike me Italinë, por edhe sezonin e kaluar me Bolognën ai u bë një nga futbollistët më të kërkuar nga top klubet evropiane.

22-vjeçari në fund u bashkua me Arsenalin, derisa ka thënë se një ëndërr e tij është bërë realitet me transferimin në Angli te Arsenali.

Lexo po ashtu Zyrtare: Calafiori më në fund i bashkohet Arsenalit

“Kam ëndërruar për këtë kur isha 12 vjeç. Mendoj se ky është projekti më i mirë për mua për vitet e ardhshme. Mendoj se do të përmirësohem si lojtar dhe shpresoj të fitoj trofe”, deklaroi Calafiori i cili do ta bartë fanellën me numër 33.

Kur u pyet se çfarë duhet presin tifozët e Arsenalit nga ai, Calafiori ka përmendur një mbrojtës rival, duke thënë se ai luan si John Stones.

“Unë luaj si John Stones, kështu do ta përshkruaja veten. Më pëlqen ta çoj topin përpara nëse trajneri më kërkon”, tha italiani.

Arsenali i pagoi Bolonjës 40 milionë euro, plus 5 milionë përmes bonuseve. /Telegrafi/

Exit mobile version