LAJMI I FUNDIT:

Caktohet kufiri i çmimeve për parcelat, nuk ka më sipas qejfit!

Caktohet kufiri i çmimeve për parcelat, nuk ka më sipas qejfit!

Projekti i vlerësimin masovik të patundshmërive në Maqedoni pas dy vitesh duhet të ofrojë pasqyrë të vlerës, ofertës dhe kërkesës në treg të truallit bujqësore apo ndërtimor, objektit afarist, banesës apo shtëpisë. Me këtë, do të caktohet kufiri i çmimeve në zona përkatëse dhe jo si deri më tani kur kush sa ka dashur ia ka vendosur çmimin një parcele apo objekti të caktuar, shkruan gazeta KOHA.

Maqedonia pas dy vitesh duhet të nis me Regjistrin e çmimeve të tregut me të dhëna për të gjitha llojet e pasurive të patundshme. Projekti që realizohet nga Agjencia e Kadastrës në bashkëpunim me Odën e vlerësuesve dhe me asistencë suedeze, paraqet vlerësimin masovik të patundshmërive në Maqedoni që në 2018-tën duhet të ofrojë pasqyrë reale të vlerës, ofertës dhe kërkesës në treg të truallit bujqësore apo ndërtimor, objektit afarist, banesës apo shtëpisë. Krahas qytetarëve, nga vendosja e një sistemi të tillë do të kenë dobi edhe një numër i madh i institucioneve dhe bizneseve private.

Me vlerësimin masovik duhet të përfshihen 800 mijë objekte dhe katër milion parcela, ku do të duhet të përcaktohen dhe grumbullohen numër sa më i madh i informacioneve cilësore, me qëllim që pas dy vitesh të mund të përgatiten çmime për çdo objekt ndaras.


Njohësit e tregut të patundshmërive në Maqedoni thonë se vetëm pas përfundimit me sukses të projektit mund të presim benefite më të mëdha, duke marrë parasysh se me vlerësimin masovik duhet të përfshihen 800 mijë objekte dhe katër milion parcela.

Sipas ekspertëve të huaj, me vlerësimin masovik nuk do të ketë hapësirë për malverzime që të mbivlerësohet apo nënvlerësohet vlera e pronës. “Informacione të tilla janë të rëndësishme për ekonominë e një vendi. Nëse ndonjë pronar i ndonjë pasurie të patundshme posedon informacion të mirë për vlerën, ai lehtë mund të shkojë në bankë dhe të marrë hua në bazë të kredisë hipotekare.

Prej muajit mars e deri në fund të dhjetorit të vitit të kaluar janë regjistruar mbi 20 mijë transaksione të pasurive të patundshme, ku 60 për qind prej tyre janë shitblerëse dhe 40 për qind janë për qira. Nga të dhënat e përpunuara, në Shkup janë evidentuar 552 banesa me çmim mesatar të banesës për metër katror prej 51.870 denarë, në Manastir mesatarja e metër katror është 31.555 ndërsa në Shtip është 30 mijë denarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori