Cacttus Education dhe USAID ofrojnë deri 80% bursë për studim, për 20 studentë – për vitin akademik 2018/19

Institucioni i Arsimit të Lartë “Cacttus Education” në kuadër të projektit “Partneriteti për Impaktin në TIK” në partneritet me USAID ofrojnë bursë studimi deri 80% për 20 studentë të ri për vitin akademik 2018/2019.
“Partneriteti për Impaktin në TIK” është projekt i lansuar vitin e kaluar nga “Cacttus Education” në bashkëpunim me USAID.
Ky projekt vjen si kërkesë e tregut për profesionistë të TIK-ut dhe si nevojë për krijimin e fuqive të reja punëtore në këtë fushë.
Projekti ka për qëllim që të ju ofrojë studentëve njohuri dhe shkathtësi që i plotësojnë kërkesat e tregut të punës, veçanërisht për sektorin privat.
Përmes këtyre shkathtësive që ofrohen në veçanti në fushën e teknologjisë informative (TIK), synohet që të plotësohen mangësitë e kësaj fushe në tregun e punës që paraqiten dukshëm si rrjedhojë e sistemit të arsimit në Kosovë.
Për të arritur qëllimet e këtij projekti, njëri prej tyre aftësimi për punë përmes shkollimit profesional, “Cacttus Education” në partneritet me USAID për vitin e dytë me radhë ofron 20 bursa që mbulojnë deri 80% të studimeve në fushën e teknologjisë së informacionit.
Përmes këtyre bursave, 20 studentë mund të studiojnë në dy drejtimet më të kërkuara në tregun vendor dhe të huaj: “Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile” dhe “Administrim i rrjeteve dhe sistemeve”.
“Partneriteti për Impaktin në TIK” parasheh dy forma të modeleve për trajnimin e të rinjve.
Njëra fokusohet në lehtësimin e mundësive të vetë-punësimit përmes ideve start-up nga brenda dhe jashtë, sipërmarrjes dhe mundësive të jashtme (outsourcing).
Forma tjetër është ofrimi i aftësive dhe trajnimeve profesionale të nevojshme të kombinuara me punësim direkt përmes punëve praktike dhe vendeve të punës në kompani të ndryshme kosovare, disa prej të cilave tashmë janë partnerë që e mbështesin këtë projekt.
“Cacttus Education” si institucion i arsimit të lartë i nivelit të 5-të e dedikuar për teknologji informative, synon ta plotësojë mungesën e shkathtësive specifike të lidhura me tregun e punës dhe si rrjedhojë ta zvogëlojë hendekun e periudhës mes përfundimit të shkollimit dhe angazhimit në punë.
Klikoni KËTU për më shumë informata rreth bursës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

YouTube ka lajme të mira: Nuk ka më reklama në mes të fjalisë
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Messenger rikthen logon ikonë të kaltër
Kur blini një telefon të ri, a duhet ta mbushni për herë të parë për 8 deri në 12 orë? Shpjegim i detajuar

Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës