Site icon Telegrafi

Bytyqi nuk do ta votojë interpelancën ndaj Gashit: Është nacionaliste dhe ksenofobe

Deputeti shqiptar i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, para seancës së sotme në të cilën do të diskutohet për interpelancën ndaj kryetarit të Kuvendit, tha se nuk do ta përkrahë të njëjtën.

Bytyqi interpelancën e dorëzuar nga partia “E Majta” e quajti si nacionaliste dhe ksenofobe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mendoj se detajet janë atë që e bëjnë ndryshimin mes qëndrimit të partisë. Nuk mendoj se në të kaluarën por edhe sot jam i prirur që të përkrah interpelancë nacionaliste, shoviniste dhe ksenofobe, siç është ajo e dorëzuar nga “E Majta” për kryetarin e Kuvendit”, tha Bytyqi.

Ndërsa dje partia e tij LSDM, njoftoi se do ta votojë interpelancën kundër Afrim Gashit./Telegrafi/

 

Exit mobile version