LAJMI I FUNDIT:

Bytyçi: Nga shtatë të infektuarit në Lipjan, katër janë punëtorë shëndetësorë

Bytyçi: Nga shtatë të infektuarit në Lipjan, katër janë punëtorë shëndetësorë

Në Komunën e Lipjanit sonte janë regjistruar edhe 7 raste të reja me coronavirus.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Lipjanit, Merita Bytyçi ka thënë për RTV Dukagjinin se nga këto shtatë raste, katër prej tyre janë punëtorë shëndetësorë.

“Këta punëtorë shëndetësorë janë raste kontakti të një profesionisti shëndetësorë që ka rezultuar pozitiv në COVID-19 tri ditë më herët”, tha ajo, përcjell Telegrafi.


Bytyçi thotë se janë testuar 12 punëtorë shëndetësorë që kanë qenë në ndërrim më personin në fjalë por për fat të mirë vetëm katër nga ta kanë dalë pozitiv në COVID-19.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Lipjanit thotë se janë me fat si komunë për shkak të numrit jo të madh të infektuarve pasi sipas saj pozita e komunës është në mes të komunave tjera që janë shumë të prekur.

Bytyçi thotë se janë duke shqyrtuar mundësinë që të mbyllin disa qendra më të vogla shëndetësore në mënyrë që Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare të ofrojë shërbime të plota për qytetarët.

Me rastet e ditës së sotme, numri total i infektuarve shkon në 47./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Donika Gërvalla voton në Gjermani

Donika Gërvalla voton në Gjermani

Lajme
Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor

Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Lajme
“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID

“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID

Lajme
Kalo në kategori