Malisheva ia doli të fitonte tri pikë të mëdha në udhëtim te Drenica në kuadër të javës së 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ndeshja u mbyll 2-1 në të mirë të malishevasve, ndërsa pas ndeshjes – trajneri Bylbyl Sokoli ka thënë se kjo fitore ishte e domosdoshme në luftën për mbijetesë.
“Ishte ndeshje shumë e vështirë, me shumë ngarkesa. Ishte fitore e domosdoshme”, ka thënë trajneri i Malishevës për ArtSport.
“Atë e arritëm dhe tash mendojmë për ndeshjen e radhës. Këta djelmosha e merituan fitoren. Gjatë tërë kohës u angazhuan maksimalisht. Kemi bërë gabime që duhet të evitohen natyrisht.
“Ne shkojmë për fitore ndaj Trepçës ’89. Do të jetë domethënëse për ne. Me këto dy fitoret e fundit kemi bërë hap të sigurt pas humbjes nga Gjilani”.
“Duhet kërkuar fitoren për t’i ikur barazhit”, ka shtuar më tej Sokoli. /Telegrafi/