Bye bye shkolla, vera fillon tani në Cinestar Megaplex!

Ndërsa viti shkollor i erdhi fundi, fëmijët duhet të krijojnë kujtime të mahnitshme dhe CineStar Megaplex është zgjidhja e përsosur për shkak me filma të mrekullueshëm dhe të përsosur për audiencën e re.Ky program special synon të festojë fillimin e pushimeve verore duke u ofruar fëmijëve dhe familjeve të tyre një shans për të shijuar një sërë filmash që kapin imagjinatën dhe frymën e fëmijërisë. Nga aventurat e animuara e deri te tregimet emocionuese, çdo film është zgjedhur me kujdes për të ofruar argëtim dhe frymëzim, duke krijuar përvoja të paharrueshme për fëmijët e të gjitha moshave.Disa nga filmat që ju mund te zgjedhni janë IF (Imaginary Friends), Combat Wombat, The Hero of Centopia- Mia&Me, Despicable Me 4, Inside Out 2, e shumë të tjerë. Të gjithë mund ti shijoni edhe në formatet premium si ScreenX, 4DX, eXtreme, Ultimate by Dolby Atmos, dhe Gold Class.
Kinemaja më e bukur në vend nuk ka të bëjë vetëm me shikimin e filmave - ka të bëjë me krijimin e kujtimeve të qëndrueshme dhe nxitjen e dashurisë për kinemanë. Krahas shfaqjeve të filmave, CineStar do të organizojmë aktivitete me këndin e vizatimit, ku ju mund të ngjyrosni e vizatoni çdo ditë, dhe të shijoni atraksionet DinoStar dhe CineBot.











































