Burri gjen qenin e humbur pas katër vitesh: Ishte e pabesueshme

Një burrë nga Wisconsin u ribashkua me qenin që humbi katër vjet më parë në Filadelfia.
Ekipi i Kujdesit dhe Kontrollit të Kafshëve në Filadelfia tha se një qen u soll si endacak në fillim të këtij muaji dhe u skanua për një mikroçip.
Çipi e identifikoi atë si Cipi, një qen i raportuar i zhdukur në të njëjtën zonë të qytetit katër vjet më parë.
Leovigildo Ramirez, pronari i Cipit, u zhvendos në Wisconsin pak kohë pasi Cipi humbi.
Ai bëri 16 orë udhëtim me veturë deri në Filadelfia gjatë stuhive të mëdha të borës për ta sjellë Cipin në shtëpi.
Ramirez tha se kafsha shtëpiake iku me vrap në vitin 2022, ndërsa familja po sillte ushqime në shtëpi.
Ai e mbajti mikroçipin e Cipit të përditësuar me shpresën se ajo një ditë do të rishfaqej.
"Ishte e pabesueshme", tha Ramirez për ribashkimin. /Telegrafi/












































