Bunçeski: Spitalin e Strugës udhëheqësia e re e ka trashëguar me borxh prej dy milionë euro

Borxh prej 2 milionë eurosh dhe xhirollogari të bllokuar ka trashëguar udhëheqja e re e Spitalit të Përgjithshëm të Strugës. Drejtori Vlladimir Bunçeski thotë se kanë gjetur situatë të rëndë. Po ndërmerren masa për zhbllokimin e llogarisë, përmes marrëveshjeve me kreditorët për riprogramimin e borxheve, por duhet kohë për t’i zgjidhur. Ajo që është më shqetësuese është fakti se borxhet nuk janë shlyer prej vitesh.
“Fillimisht faturat më të vjetra për pagesë duhet të paguhen ekskluzivisht me faturë dhe jo paushall. Ka fatura të papaguara që nga viti 2019, 2020. Si ka funksionuar? Ka fonde të caktuara që vijnë nga Fondi i Shëndetësisë dhe që nuk janë objekt bllokimi për të paguar rroga dhe kontribute. Dhe ajo që do të mbetet nga ato fonde përdoret për të paguar principalet dhe fonde të tjera nga pjesëmarrjet dhe nga kontributet nga aktivitetet tona”, deklaroi Vlladimir Bunçeski – Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Strugës.
I pyetur nëse do të kërkojë përgjegjësi, Bunçeski thotë se për këtë ka organe kompetente.
“Nuk jam unë ai që duhet të vlerësoj nëse kanë punuar si duhet dhe në mënyrë korrekte. Mua më intereson që nga dita që e mora spitalin e andej të mos ketë lëshime, gjë që duket se ka ndodhur më parë. Në ato dy milionë euro, një pjesë e madhe bie mbi kamatat e llogarive të vjetërsuara dhe pagesa e avokatëve dhe përmbaruesve”, tha Vlladimir Bunçeski – Drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Strugës.
Nga spitali morën premtim nga Ministria e Shëndetësisë se do të marrin ndihmë financiare, për rimëkëmbje më të shpejtë. Në spitalin e Strugës, pacientët nga i gjithë rajoni jugperëndimor trajtohen kryesisht në repartin e pediatrisë, si dhe në atë kirurgjik. Kuadrot e BDI-së për vite me radhë kanë qenë në krye të spitalit të Strugës. Bunçeski thotë se personat janë punësuar edhe aty ku kanë pasur nevojë, edhe aty ku nuk kanë pasur nevojë, numri i tyre për momentin është 48. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Edhe një premtim për trenin e shpejtë brenda Shkupit

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në ‘Instagramin’ e grupit terrorist ‘Brigada e Veriut’

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës