Bullgarët e Maqedonisë i dërgojnë letër Sofjes dhe Brukselit: “Negociatat midis Shkupit dhe Sofjes përfunduan në vitin 2022”

Bullgarët të cilët jetojnë në Maqedoninë e Veriut sot kanë dërguar një letër udhëheqësve në RMV, Bullgari si dhe përfaqësuesve të BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Bullgarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut duan që zëri i tyre të dëgjohet. Mos lejoni që komuniteti bullgar në vendin tonë të bëhet peng i manipulimeve dhe pazareve politike. Negociatat mes vendit tonë dhe Bullgarisë përfunduan në vitin 2022”, thuhet në letrën e përfaqësuesve të organizatave joqeveritare bullgare në RMV drejtuar autoriteteve të vendet tonë, por edhe përfaqësuesve të BE-së, përcjell “BGNES”.
Në të, nënshkruesit thirren “të mos lejojnë komunitetin bullgar në RMV të bëhet peng i manipulimeve dhe pazareve politike”.
“Negociatat mes vendit tonë dhe Bullgarisë përfunduan në vitin 2022. Detyrimet e marra nga RMV janë tashmë të përcaktuara qartë dhe janë pjesë e kornizës për negociata. Siç e dinë të gjithë, Maqedonia e Veriut duhet të na përfshijë në Kushtetutën e vendit për të filluar negociatat për anëtarësim në BE. Ne nuk mund të pranojmë që përfshirja jonë në Kushtetutën e RMV-së të cilësohet si “shantazh”, “diktim” apo “pengesë” për të ardhmen evropiane të vendit. As nuk mund të pajtohemi me idenë se të drejtat tona të barabarta, së bashku me ato të seksioneve të tjera të popujve të përfshirë në Kushtetutë, duhet t’i nënshtrohen “veprimit të shtyrë”. Ne kemi përjetuar mjaft vonesa në luftën tonë për barazi”, thuhet në letër.
Letra i është dërguar kryeministrit Hristijan Mickoski, presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, kryeparlamentarit Afrim Gashi, por edhe presidentit bullgar Rumen Radevit dhe kryeministrit bullgar Dimitar Gllavçev, si dhe zyrtarëve të BE-së si Ursula Von Der Leyen, Charles Michel dhe Roberta Mezzola./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

“Bota po përgatitet për betejën e madhe, asnjë vend s’është i sigurtë”

Humbi gjurmët duke kërkuar djalin në mal, babai i 27-vjeçarit gjendet në malin e Pashtrikut në gjendje të rënduar fizike e psikologjike

Jep dorëheqje drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore, pas kallëzimit penal nga Komuna e Prishtinës

Një muaj paraburgim ndaj katër serbëve që u arrestuan në Gjakovë

Sekuestrohet mbi 1.7 kg marihuanë në Podujevë, ndalohet një i dyshuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Hajdari nënshkruan vendimin për rregullimin e çmimeve të naftës – caktohet marzha maksimale të fitimit

Ramabaja: Kam pasur informacione se Duda Balje është takuar me Radoiçiqin më 28 shkurt

Ylli i Borussia Dortmundit lëndohet rëndë para sfidës me Barcelonën dhe humbet sezonin

Rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, Berjani: Në Kosovë nafta mund të bie në 1 euro

Diana Tahiri konfirmon ndarjen nga Arion Rexha

Miliarderi britanik: Trump ka disa orë për të korrigjuar një gabim të madh me tarifat