Telegrafi

Buka, patatja dhe drithërat mund të shkaktojnë kancer, nëse gatuhen në këtë mënyrë!

Buka dhe patatet mund të shkaktojnë kancer, thekson Agjencia Britanike e Standardeve të Ushqimit, e cila më 23 janar 2017, ka iniciuar fushatën “Gjithmonë zgjidhni arin”.

Substanca e rrezikshme e cila shfaqet me rastin e gatimit të patateve apo thekjes së fetave të bukës në toster quhet akrilamid, transmeton Telegrafi.

Ajo shfaqet nga kombinimi i sheqerit, aminothartirave dhe ujit në reaksionin kimik në temperaturën më të lartë se 120 shkallë.

Krijimi i akrilamideve shfaqet kurdo që përgatisim ushqime, të cilat kryesisht përbëhen nga qulli (skropi) – bashkë me bukë dhe patate, mund të bëhen të rrezikshme edhe biskotat dhe drithërat.

Disa këshilla për ruajtje edhe përpunim termik të këtyre ushqimeve mund të na mbrojnë nga ndikimi i kancerogjen i akrilamideve.

1. Zgjidhni ngjyrën e artë kurdo që thekni bukën në tost, filloni të fërgoni ushqime siç janë buka, patatja dhe perimet e tjera rrënjore – pra, mos lejoni që të piqen shumë.

2. Kurrë mos mbani patatet e freskëta në frigorifer – temperatura e ulët nxit krijimin e sheqerit në patate, andaj edhe akrilamidat do të jenë më të larta pas përpunimit termik.

3. Balanconi ushqimin tuaj – pos perimeve me hidrokarbure, përpiquni që në meny rregullisht të keni edhe perime dhe pemë të gjelbra.

Hulumtimi ka treguar që akrilamidat ndikojnë dëmshëm në ADN dhe shkaktojnë karcinomë te kafshët, andaj për ndikimin në organizmin njerëzor akoma nuk janë mbledhur dëshmi të mjaftueshme.

Mirëpo, problemi është që tani për tani fare nuk kemi të dhëna për sasinë e akrilamideve të pranishme në racionet mesatare – gjithsesi duhet përkufizuar. /Telegrafi/