LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 8° cloudy

Bujqit ferizajas fillojnë mbjelljet vjeshtore

Bujqit ferizajas fillojnë mbjelljet vjeshtore

Bujqit e komunës së Ferizajt janë në vrullin e punëve për mbjelljet vjeshtore. Ata thonë se moti aktual është në favor të tyre për t`i kryer mbjelljet.

“Tash jemi në fazën e mbjelljeve vjeshtore të grurit dhe vetëm sa kemi filluar. Diku tash i kemi mbjell 20 hektarë kurse 130 hektarë i kam që t’i mbjelli këtë vit”, tha për RTK-në Sali Ilazi, fermer.

“Pas këtyre të reshurave atmosferike vetëm ka filluar përgatitja e të mbjellave vjeshtore, faktikisht kemi filluar me mbjellje edhe pjesën tjetër jemi duke e përgatitur që ta mbjellim. Lëverdi kanë sidomos ata që mbjellin sipërfaqe më të mëdha, duke iu falënderuar edhe subvencioneve se përndryshe këtë vit me grurë ka qenë mirë kurse me misër jeni ndarë shumë dobët”, tha fermeri tjetër Gafur Ilazi.


Në Drejtorinë e Bujqësisë thonë se po punojnë për krijimin e kushteve për të gjithë fermerët.

“Në komunën e Ferizajt pritet të mbillen me kulturën e grurit rreth 4 mijë hektarë. Ne fermerët kultivues të grurit i kemi furnizuar me mekanizim të ri bujqësor për t’u lehtësuar punët në terren dhe për të arritur produktivitetin maksimal nga puna dhe djersa e tyre”, tha Burim Bajrami, drejtor i Bujqësisë në Ferizaj.

Ruajta në treg e çmimit të grurit është shqetësimi më i madh i fermerëve, kurse komuna ka paralajmëruar ndërtimin e siloseve të grurit.

Në trend

Më shumë
Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Turqia
Eskalon sërish G Bani - i afrohet Shkëlzenit dhe i bërtet në fytyrë

Eskalon sërish G Bani - i afrohet Shkëlzenit dhe i bërtet në fytyrë

Magazina
Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Avokati thotë se do të dorëzohet në polici ditëve në vijim - Berat Nimani mohon përfshirjen në sulm

Boks
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Kalo në kategori