Regjistrimi i bujqësisë në Kosovë, do të filloj nga 1 nëntori i këtij viti dhe se pritet të përfundoj në 20 nëntor. Ky është një projekt i madh për Kosovën, nga i cili do të përfitojnë të gjithë ata që merren me bujqësi, institucionet vendore dhe ndërkombëtare. Kështu u tha në një konferencë për media, ku zyrtarë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, paraqiten të dhënat e fundit rreth përgatitjeve, për regjistrimin e bujqësisë, i cili pritet të filloj së shpejti.
Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqi tha se projekti për regjistrimin e bujqësisë popullsisë ndahet në disa faza, ku faza e parë përfshin përgatitjet lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe fazë tjetër me rëndësi, sipas tij, është realizimi i projektit për regjistrimin e bujqësisë në terren, pra mbledhja e të dhënave. Fazë kjo e cila sipas tij, është kryesore, më e rëndësishme dhe më e ndjeshmja, pasi që në bazë të mbledhjes së këtyre të dhënave, do të kemi dhe të dhëna cilore në fushën e bujqësisë.
“Projekti do të filloj më 1 nëntor dhe do të përfundoi më 20 nëntor, ashtu siç është e paraparë me ligj. Me realizimin e regjistrimit të bujqësisë, ne krijuam të dhënat e rëndësishme, për këtë shtyllë të zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës dhe përfituesit më të mëdhenjtë do të jenë ata që merren me bujqësi. Pastaj institucionet vendore dhe ndërkombëtare, investimet si dhe individë që merren me bujqësi në aspektin e hulumtimeve shkencore. Regjistrimi i popullsisë, do të jap të dhëna të detajuara për shfrytëzimin e tokës, numrin e blegtorisë sipas llojeve, kulturat bujqësore, ujitjen, përdorimin e plehrave mineral dhe organike, pesticideve, makinat dhe pajisjet bujqësore, objektet bujqësore, fuqinë punëtore në bujqësi dhe të dhëna të tjera”, tha ai.
Krasniqi thotë se përgjegjësi e theksuar në bazë të planifikimeve lidhur me realizimin e këtij projekti, kanë dhe ekspertet ndërkombëtar, pasi që ata i kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë, në implementimin e standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, për realizimin e këtij projekti.
Ndërsa drejtori i Departamentit të Bujqësisë dhe mjedisit në ASK, Bajrush Qevani, i cili bërë prezantim rreth përgatitjeve të regjistrimit të bujqësisë, tha se Kosova përfundimisht pas më shumë se 50 vite, do të ketë të dhëna statistikore bujqësore. Të dhëna këto të cilat sipas tij do të shfrytëzohen nga vendimmarrësit dhe ata që kanë nevojë për të dhëna të tilla. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa