LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani: Viti 2022 tregoi se MPJ mbetet në anën e duhur të historisë

Bujar Osmani: Viti 2022 tregoi se MPJ mbetet në anën e duhur të historisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot mbajti brifing vjetor me organizatat joqeveritare, duke theksuar rolin e sektorit civil në krijimin e politikës së jashtme, njoftojnë nga MPJ.

Osmani tha se viti 2022 tregoi se politika e jashtme e Maqedonisë së Veriut mbetet në anën e duhur të historisë, por, në të njëjtën kohë, theksoi se ka kaluar koha kur politikën e jashtme e krijonin vetëm politikanët dhe e zbatonin vetëm diplomatët.


“Shkalla e zhvillimit demokratik të një shoqërie, për mendimin tim, matet sipas dy kritereve: me kujdesin për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë dhe me përfshirjen e sektorit civil dhe ndikimin e tij në politikës”, tha Osmani, duke shtuar se si Ministër i Jashtëm, është jashtëzakonisht i hapur ndaj opinioneve, aktiviteteve dhe kontributit të sektorit civil në lidhje me politikën e jashtme.

Në të njëjtën kohë, Ministri, duke folur për zhvillimet aktuale në botë, me theks në agresionin rus ndaj Ukrainës, informoi se si kryesues i OSBE-së, nga 1 janari 2023, është vendosur që në qendër të prioriteteve të kryesisë të jenë njerëzit. Njëkohësisht, ai informoi se motoja e presidencës është: “Bëhet fjalë për njerëzit”, për të treguar se në thelb të të gjitha organizatave dhe strukturave të mëdha ndërkombëtare qëndron nevoja për t’ia lehtësuar jetën njerëzve të thjeshtë.

Osmani kërkoi nga organizatat joqeveritare gatishmëri për bashkëpunim në drejtim të afrimit të sektorit civil me politikën e jashtme, duke theksuar se është i hapur për të gjitha idetë dhe propozimet e reja dhe se mund të premtojë transparencë të plotë, gjithëpërfshirëse dhe përkushtim.

Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori