LAJMI I FUNDIT:

Bujar Osmani paralajmëron linjë direkte ajrore Shkup – New York

Bujar Osmani paralajmëron linjë direkte ajrore Shkup – New York

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani bëri të ditur se në kuadër të Dialogut Strategjik RMV – SHBA, po punohet për thellimin e bashkëpunimit mes bizneseve të dy vendeve.

Ministri Osmani theksoi se gjithashtu po punohet në krijimin e një linje direkte ajrore Shkup – New York, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në kuadër të Dialogut Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së, në fushën “Tregtia dhe investimet” po punohet në: Organizimin e një Forumi të madh biznesi ndërmjet dy vendeve, me qëllim tërheqjen e investitorëve të huaj nga SHBA dhe rritjen e shkëmbimit tregtar. Krijimin e linjës direkte ajrore Shkup – Nju Jork, e cila do të rezultojë në afrimin e mëtejshëm të vendeve, forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjeve të biznesit”, u shpreh Osmani.


Kujtojmë se disa ditë më herët, ministri Osmani u shpreh se në kuadër të Dialogut Strategjik RMV – SHBA, një ndër fushat është edhe heqja e regjimit të vizave nga SHBA për shtetasit e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori