Gigi Buffon është zgjedhur portieri më i mirë i historisë së Ligës së Kampionëve .

Kjo ka qenë zgjedhja e miliona personave që kanë votuar në Tëitter të UEFA-s, që i është garës më të madhe në Evropë.


Gigi ka mundur në finale Oliver Kahn, duke marrë 59% të votave, pasi më parë kishte mundur Mnauel Neuerin, Iker Casillasin, Lens Lehman dhe Jirzy Dudek.

Një vlerësim i rëndësishëm për portierin e Juventus, që në këtë sezon do të kërkojë të sigurojë të vetmin trofe që i ka shpëtuar nga duart në karrierën e tij, dhe ai është pikërisht  Liga e Kampionëve.

Në çerekfinale, Buffon ka mundur Casillas, Lehman dhe Dudek (39% të votave).

Në gjysmëfinale i ka ardhur radha Neuer që të dorëzohet para portierit bardhezi (54% të votave).

Në finale as Oliver Kahn nuk ka arritur t’i rezistojë Buffonit, që ka siguruar titullin e portierit më të mirë të historisë së të kësaj gare. /Telegrafi/

telegrafi sport app