Bronkektazitë janë zgjerim dhe deformim i bronkeve të vogla dhe të mesme. Me bronkektazie nënkuptohen vetëm ndërrimet e përhershme, sepse vjen gjer te shkatërrimi i murit bronkial.
Ass. Dr. Skënder Baca, mr.sci.
Pneumoftiziolog
Ato nga aspekti patomorfologjik mund të kenë formën sakulare, cilindrike, serpentine, kurse nga aspekti klink mund të paraqiten si të inflamuara ose joinflamuara (“të thata”). Varësisht nga etiopatogjeneza ato mund të jenë kongjenitale (të lindura) ose të fituara gjatë jetës, zakonisht si pasojë e komplikimit të pneumonisë, tuberkulozit mushkëror, fruthit (morbilli), kollës së bardhë (pertussis), aspirimit të trupit të huaj që shkakton mbylljen e bronkut, apo edhe gjendjeve imunodeficiente.
Pasqyra klinike: Pacientët me bronkektazi kanë inflamime të shpeshta që shoqërohen me kollë me këlbazë të bollshme e cila eliminohet në sasi të mëdha posaçërisht në mëngjes (drenazhe spontane gjatë gjumit). Se sa shpesh pacienti do të përjetoj inflamime (zakonisht bakteriale) varet nga respektimi i regjimit higjienodietetik (mospirja e duhanit dhe mosqëndrimi në ambientet ku pihet duhani, marrja e lëngjeve në sasi optimale, posaçërisht pirja e ujit.
Radiologjia: Forma cistike (sakulare) e bronkektazive paraqitet në formë të lezioneve të shumta (multiple) të rrumbullakëta (cistike) me mure të holla, të madhësisë gjer 3 cm në diametër. Zakonisht në fundin e hijes së projektuar unazore vërehet niveli i vogël (tiny) likido-aerik. Lobet e poshtme preken më shpesh.
Forma cilindrike paraqitet në formë të hijeve tubulare (gypore), në të cilat vërehen hijezime paralele lineare një milimetërshe (1 mm). Kur këto segmente bronkektatike mbushen me sekret, imazhi merr dukjen e shiritave homogjen që përshkruhen si hije në formë të “gishtit të veshur me këllëf dorze” (“gloved-finger”). Këto hije shkaktojnë vështërsi në diagnozën diferenciale me sëmundjet intersticiale mushkërore të lokalizuara.
Radiologjikisht bronkektazitë zakonisht shoqërohen me humbje të volumit (and crowding of the lung markings) në arealin e prekur dhe njëkohësisht vërehet hiperinflacioni kompenzator i pjesës së mbetur të mushkërisë.
Për verifikimin e bronkektazive më parë bëhej bronkografia (aplikimi i kontrastit në bronke që realizohej me bronkoskopi ), kurse tani tomografia e kompjuterizuar me besueshmëri mjaftë të lartë mund të konstatoj praninë apo mungesën e bronkektazive.
Mjekimi i bronkektazive: bëhet varësisht nga gjendja momentale e tyre gjegjësisht nëse janë të inflamuara nga infeksionet duhet përdorur antibiotikët (në fillim në mënyrë empirike e më pastaj sipas antibiogramit).
Këtij mjekimi i bashkëngjitet terapia simptomatologjike: ekspektorans, dhe antipiretik sipas nevojës. Poashtu duhet respektuar edhe regjimi higjienodietetik që konsiston në marrjen e lëngjeve në sasi të mëdha (3-4 litra/ditë) në formë të çajit, ekstrakteve të pemëve dhe perimeve, ujit, pastaj ajrosjes së dhomës së pacientit, largimi i duhanpirjes, si dhe regjimi i shtratit – pushimi nga aktivitetet fizike-puna.
Nëse nuk ka shenja inflamimi (klinikisht: mungesa e simptomave; laboratorikisht: sedimentimi i eritrociteve – SE – i qetë, mungesa e leukocitozës), atëherë duhet të respektohet vetëm masat për mirëmbajtjen e rrugëve respiratore, gjegjësisht mospirja e duhanit, largimi nga irrituesit e mundshëm inhalator (fizik: ajri i ftohët ose/edhe tepër i lagësht; kimik: ndotja e ambientit).
Që të parandalohen recidivet e inflamimeve të bronkektazive duhet që pacientët e tillë të vaksinohen kundër gripit çdo vjeshtë, madje preferohen edhe vaksinat kundër baktereve të caktuara që është perorale dhe aplikohet çdo 6 muaj (p.sh. Lantigen B vaksina).
Në përgjithësi prognoza e kësaj sëmundjeje është e mirë me kusht që të respektohen parimet e menaxhimit të saj , dhe e kundërta, nëse këto parime nuk respektohen, atëherë vjen gjer te ndërrimet ireverzibile ashtu që insuficienca respiratore është e pashmangshme me të gjitha komplikimet që i bartë ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përse kolla zgjat edhe kur ftohja kalon: A është koha të shkoni te pulmologu?
Gjëndra tiroide kontrollon metabolizmin: Më së shumti ndikon në shëndetin e këtyre organeve!
Mënyrat më të mira për t’i zbardhur dhëmbët në mënyrë natyrale në shtëpi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij