Site icon Telegrafi

Britaniku fatlum fiton xhekpotin prej 11.6 milionë funteve të Lotarisë Kombëtare

Një britanik fatlum ka fituar xhekpotin prej 11 milionë funteve të Lotarisë Kombëtare.

Camelot UK Lotteries Limited, operatori i Lotarisë Kombëtare, ka konfirmuar sot se ka marrë një pretendim për çmimin 11,671,861 funte të fituara nga një lojtar i vetëm në shortin e Lotto ‘Must Be Won’ të së shtunës që lamë pas.

Asnjë detaj i mëtejshëm rreth fituesit, si gjinia dhe mosha e tyre, nuk janë bërë të ditura nga Camelot në këtë fazë, raporton Mirror, transmeton Telegrafi.

Andy Carter, Këshilltar i Lartë i Fituesve në Lotarinë Kombëtare, tha: “Ne jemi të ngazëllyer që dikush e ka fituar çmimin kryesor Lotto”.

“Ka qenë një muaj i jashtëzakonshëm të fitimeve të xhekpotit në Lotto, me një lojtar tjetër me fat të Lotto-s që ka marrë xhekpotin special prej 20 milionë funteve ‘Must Be Won’ në shortin e 1 korrikut. Kush e di se çfarë na pret në gusht”, shtoi ai.

“Fokusi ynë është tani në mbështetjen e këtij fituesi të fundit gjatë procesit, dhe t’i ndihmojmë atij të fillojnë të shijojnë fitoren e tyre. Këtu shpresojmë për një tjetër fitues të xhekpotit të Lotto-s në mbrëmjen e 26 korrikut kur në lojë janë rreth 2 milion funte”, vazhdoi tutje Carter. /Telegrafi/

Exit mobile version